Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor të koduar “Provinca”. Në një provincë të Brukselit është kapur nga Fast Belgjika një shtetas shumë i kërkuar ndërkombëtarisht për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.
Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 37-vjeçari Leonard Duka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
3 vite nga vrasja e ish-policit Santiago Malko, arrestohet në Belgjikë Duka. Leonard Duka është një nga personat e shpallur në kërkim për këtë vrasje. Bashkë me të vëllain, Erlis Dukën dhe 7 persona të tjerë, Leonard Duka akuzohet se organizuan dhe vunë në jetë planin për ekzekutimin e Malkos, një ngjarje e rëndë që ndodhi më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albanaia, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët e Fast Belgjikës dhe midis ZQK Interpol Tirana e zyrës homologe të Interpol Brukselit.
Kapet nga Fast Belgjika, në një provincë të Brukselit, një shtetas shumë i kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi L. D. ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit S. M., të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.
Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
#bashkëmepartnerët
#nëluftëkundërkrimit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




