Vrasja e sotme, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj
U qëllua me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Lezhë, i cili është Nikolin Marku (Lekstakaj) viktima e atentatit me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës gjatë ditës së sotme. Kujtojmë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak kohë para zgjedhjeve të 14 majit.
Dyshimet janë se ai është ekzekutuar për gjakmarrje dhe lidhet me vrasjen e Ardian Nikulajt.
Sot janë bërë 3 muaj nga ekzekutimi në lokalin e tij në Shëngjin, të biznesmenit lezhjan.
Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me ngjarjen, ndërkohë policia ndodhet atje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



