E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e të miturit në Fier/ Rama bën fajtor edhe gjykatësit: Me dënimet që japin janë bashkëautorë në krim, të korruptuar e të degjeneruar
Lajme

Vrasja e të miturit në Fier/ Rama bën fajtor edhe gjykatësit: Me dënimet që japin janë bashkëautorë në krim, të korruptuar e të degjeneruar

Për krimin e rëndë në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij, kryeministri Edi Rama bën fajtor edhe gjykatësit. Sipas tij, shpeshherë gjykatësit japin vendim më të lehta ose ulin vitet e dënimit për autorët e krimeve të tilla.

“Është e rëndësishme të matet pesha e fjalës. ‘Shumë persona enden të lirë në qytete me probleme psiqike’. Ku janë shifrat për të thënë këtë. Ndërkohë nuk kanë nevojë të jenë shumë por edhe pak, janë problem dhe rrezik potencial. Rasti konkret, nga shqyrtimi i bërë kemi të bëjmë me një individ që është dënuar më shumë se 10 vite më parë, ka kryer dënimin dhe ka dalë. Ka pasur përgjatë gjithë këtyre viteve punë të ndryshme, por nuk është identifikuar apo denoncuar ndonjëherë si një person nga ata që ju përmendët. Në kushtet e një tronditje të tillë, janë legjitime të gjitha emocionet dhe reagimet.

Por adresimi i problemit, kërkon qetësi dhe gjakftohtësi, këtu e para është që drejtësia, dhe nuk ka asnjë arsye të mendohet pse të ndodhë ndryshe, të reagojë me vendimin më ekstrem ndaj autorit por dhe me shpejtësi. Të vazhdohet puna dhe adresimit i këtyre çështjeve në mënyrë sistematike. Problemi kryesor që kemi është raporti shumë i zhdrejtë mes rezultateve të policisë, numrit të autorëve të arrestuar për krime të natyrave të ndryshme dhe për abuzime ndaj personit, me numrin e të dënuarve nga gjykatat. Bashkëautorë në krimet e përsëritura janë gjykatësit, gjykatësit e korruptuar dhe të degjeneruar. Janë arsye pse procesi i vetingut për pastrimin e llumit është jetik dhe po vazhdon.

Njerëzit janë në të drejtën e tyre për të kërkuar ndryshimin e sistemit të drejtësisë menjëherë. Kjo nuk ndodh dot, objektivisht. Pasi të ndërtosh një sistem drejtësie siç duam të gjithë, nuk është një çështje thjesht e aporvimit të ligjeve të duhura. Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë formë dhe mënyrë me shpejtësi. Patjetër që 4-5 vite në jetën e një njeriu janë shumë, por në jetën e një vendi janë 4-5 minuta. Sistemet e drejtësisë në vendet europiane janë ngritur me shekuj dhe me dhjetra e dhjetra dekada dhe e mira apo avantazhi ynë në këtë disavantazh është që e kemi eksperiencën e të tjerëve” – tha Rama.

Rama thotë se gjykata duhet të japë dënimin më ekstrem të mundshëm që parashikon ligji shqiptar për vepra të tilla penale.

“Lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Grecalli të Fierit. E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit familjen dhe të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo. Nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen e zemrën e nënës, babait dhe familjes, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia e shtetit, gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur.

Dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë. Kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episode kaq tronditës. Vëllazërisht u shpreh ngushëllimet prindërve dhe familjes. Fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por fjalët mbeten dhe pjesa tjetër i mbetet drejtësisë që në këtë rast duhet të jetë s hpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës të opinionit publik për venduimi më ekstrem të republikës së Shqipërisë. E pata të pamundur të shkruaj një tekst për këtë ngjarje ndaj e bëra këtë sot sëbashku me ju pak përpara nisjes për vizitën zyrtare në Romë” – tha Rama.

SI NDODHI NGJARJA

8-vjeçari u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij, i cili dyshohet se e ka rrëmbyer të miturin ditën e djeshme. Pas denoncimit të nënës, Florindës, forcat e rendit janë vënë menjëherë në lëvizje, duke nisur hetimet për rastin.

Kamerat e sigurisë në zonë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit, kanë zbuluar momentet e fundit të 8-vjeçari, i cili kishte biseduar për disa momente dhe kishte pedaluar në rrugët e lagjes me biçikletën e atij që do të bëhej vrasësi i tij.

Pas këtij momenti, Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 38-vjeçarit, Klodian Çalamani, i cili sipas burimeve jetonte i vetëm në banesë. Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur i groposur në një nga cepat e banesës së autorit të dyshuar të krimit i mbuluar me baltë.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grup.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.