E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Athinë/ Vrasja e tifozit grek , një shqiptar i dyshuar kryesor
Lajme

Athinë/ Vrasja e tifozit grek , një shqiptar i dyshuar kryesor

Autoritetet greke duket se janë drejt zbardhjes së vrasjes së tifozit Michalis Katsouris të hënën mbrëma.

Dëshmi, pamje e prova të reja i shtohen përditë zbulimeve për trazirat e shkaktuara nga huliganët kroatë. Hetimet e autoriteteve kanë çuar në pesë të dyshuar kryesorë. Ata janë një kroat, një shqiptar dhe tre grekë.

Shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin mbi vete thika të palosshme me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar për vrasjen. Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe me precedentë të rëndë kriminalë.

Ndërkohë, trishtim, dhimbje dhe zemërim të madh ka shkaktuar përplasja e përgjakshme e tifozëve me huliganët kroatë dhe grekë. Deri më tani policia greke ka kryer mbi 100 arrestime por puna e tyre është e përqendruar kryesisht në kërkimin e personit që vrau 29-vjeçarin, tifoz të AEK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.