Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, Gjykata e Posaçme shtyn me dy muaj afatin e hetimeve
Shtyhet afati i hetimeve për dy vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005
Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë afatin e hetimeve me dy muaj dhe 15 ditë.
Për dy vrasjet e disa viteve më parë, po hetohen nga SPAK Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.
Luftar Reçi është bërë i penduari i drejtësisë duke bashkëpunuar për të zbardhur dy vrasjet e bujshme të vitit 2005.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



