E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja makabër e 8-vjeçarit nga fqinji në Fier, flet mes dhimbjes dhe lotëve daja: Nga shteti kërkojmë varje, asgjë tjetër!
Lajme

Vrasja makabër e 8-vjeçarit nga fqinji në Fier, flet mes dhimbjes dhe lotëve daja: Nga shteti kërkojmë varje, asgjë tjetër!

Vrasja e fëmijës 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani, ka shkaktuar një tronditje jo vetëm tek anëtarët e familjes së vogëlushit, apo komuniteti aty, por në mbarë opinionin publik.

Në një prononcim për median daja i viktimës, i cili ndodhet pranë familjes së 8-vjeçarit në këto momente të vështira, kërkon varjen në mes të Fierit të autorit që kreu krimin e rëndë.

“Nga shteti kërkojmë vetëm varje. S’ka ligje. Apeli im më i madh është ma nxirr aty në mes të Fierit ma var, asgjë tjetër. Ky është apeli i fundit. Shteti do ta marrë, do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, thotë Nikolin Braja me lot në sy e mjekrën që i dridhet.

Vogëlushi do të përcillet sot në banesën e fundit, teksa pranë shtëpisë së tij edhe sot janë vendosur forca të shumta policie.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.