E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja makabre/Gjykata lë në burg Marjetën bamirëse  bashkë me shokun e djalit
Publik News

Vrasja makabre/Gjykata lë në burg Marjetën bamirëse bashkë me shokun e djalit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurtdeda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal.

Para gjykatës, e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.

56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, i cili është në kërkim, dhe shokun e tij Gazmir Ngota, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, Kurtdedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Mbetjet kockore të gjetura në atë kohë vendngjarje zbuluan identitetin e viktimës. 61-vjeçari punonte në një organizatë me Marjeta Karajn, e cila ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen gjate marrjes në pyetje nga policia.

Por ka qenë i arrestuari tjetër Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në dhunimin e më pas djegien për së gjalli të 61-vjeçarit Mehdi Shaban Kurtdeda. Policia thotë se Marjeta Karai ka qenë e pranishme kur viktima është marrë me forcë në makinë, por jo kur është vrarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.