E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Elbasan/Falënderoj Ramën e Bashën për…
Publik News

Vrasja në Elbasan/Falënderoj Ramën e Bashën për…

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur në një prononcim për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Elbasan, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

ambasadorja Yuri Kim

Diplomatja tha se grupet e paautorizuara për mbrojtjen e votës janë gjëra të së shkuarës, ndërsa falënderoi Ramën e Bashën që bënë thirrje për qetësi pas ngjarjes.

“Të gjithë jemi të shqetësuar nga lajmi i asaj që ka ndodhur dje. E rëndësishme që shkelësit të kapen, përgjegjësit të ndëshkohen, pa përjashtim. Nuk ka asnjë trajtim të vecantë për askënd. Sikurse  e kanë theksuar shumë persona zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën. Gjëra të tilla të tmerrshme, sikurse kanë qenë grupet e paautroizuara për mbrojtjen e votës, është e rëndësishme që gjëra të tilla të mbeten pas, në të shkuarën. Është e papranueshme për një vend të NATO-s dhe që do të anëtarësohet në BE. Është përgjegjësi e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi dhe të mos ketë nxitje për asnjë gjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falendroj kryeministrin Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha që kanë bërë thirrje për qetësi, të mos pranohet dhuna dhe të mund të votohet më 25 prill. Më lejoni të theksoj, tu drejtohem votuesve, ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju”, tha Yuri Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.