Vrasja në Elbasan para 25 Prillit/ Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Me shpifje nuk mbulon dot të vërtetën
Bardhi shprehet se shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai thekson se roli i tij në Elbasan ka qenë “dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën”.
“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën.
Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, shkruan Bardhi.
Sot Berisha e akuzoi Gazment Bardhin si “përgjegjës direkt politik”, për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit. Ai i bëri thirrje Bardhit, të zbardhë rolin e tij në këtë ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



