E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në ish-Bllok, gjykata liron Ervin Matën
Lajme

Vrasja në ish-Bllok, gjykata liron Ervin Matën

Gjykata e Tiranes ka caktuar sot “detyrim paraqitje” per Ervin Maten, i cili u dorezua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së enjtes, pas muajsh qe ishte ne kerkim.

Ervin Mata u perball sot në Gjykatë me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Ne seancen e sotme, gjykata ka vendosur ndaj tij masen e sigurise “detyrim paraqitje”.

Kujtojme se ish- i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ishte në kërkim prej 5 muajsh dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

“Panorama” shkruante sot se avokati i tij do te kerkonte ndryshimin e kësaj mase, nisur edhe nga fakti se deri tani oficerët e Policisë Gjyqësore ende nuk kanë arritur të përcaktojnë rolin e 31- vjeçarit Mata në ngjarje.

Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar.

Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Edhe tre personat e tjerë që ishin në kërkim dhe u vetëdorëzuan, Geldo Hoti, Fabio Allushi dhe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.