Vrasja në ish-Bllok, sot gjykata vendos për Ervis Martinaj dhe Eljon Hate
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën.
Të enjten në mbrëmje në një lokal në bllok, mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate. Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa janë në masë arresti, por mësohet se ata sot do të njihet dhe zyrtarisht me masën e arrestit. Ata gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje, ndërsa sot prokurorët dhe gjykatësit do të shkojnë sërish në spital, por këtë herë për tu komunikuar masën e arrestit.
Eljon Hato, gjatë arrestimit më 3 maj 2015
I arrestuar për këtë ngjarje: Galdo Hoti
Të plagosur dhe në masë arresti: Ervis Martinaj dhe Eljon Hate
Në kërkim: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Fabio Allushi dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



