E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në ish-Bllok/ Zbulohet detaji natën e 4 tetorit për komandon Bilo
Lajme

Vrasja në ish-Bllok/ Zbulohet detaji natën e 4 tetorit për komandon Bilo

Marviol Bilo është i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Fabian Gaxha, natën e masakrës në ish-Bllok ku u përfshinë edhe biznesmeni Ervin Mata dhe famëkeqi Ervis Martinaj. Ai dyshohet se ka qëlluar për vdekje Gaxhandhe ka plagosur rëndë Haton dhe Martinaj.

Thuhet se ka shumë gjasa që Bilo të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

Nga arratia ai ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë, raportojnë burime për “Shqiptarja”.

Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Biloditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ia ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.