Vrasja në Lushnje,pas sherrit për një gotë raki
Krimi tronditi mbrëmjen e kaluar edhe Lushnjën, pak minuta para mesnatës, kur në një lokal në fshatin Fier i Ri, Sofokli Shani qëlloi për vdekje Rako Qorrin dhe la të plagosur djalin e tij, Kejdi Qorrin

Mesohet se autori i krimit ishte përfshirë në një sherr në lokal, për një gotë raki.
Mësohet se fillimisht ai është përleshur fizikisht dhe me dy djemtë e bisnesmenit që kishte lokalin.
Më pas, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën kallashnikov dhe është rikthyer në lokal.
Këtë herë për të hyrë nga dera e pasme e tij, nga ku qëlloi për vdekje Rako Qorrin, e plagosi Kejdi Qorrin. Burimet thanë se 31 vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.
Sofokli Shani, i ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur bashkëshortes së tij, duke e telefonuar dhe lajmëruar se ka vrarë një person e kishte plagosur një tjetër.
Më pas, autori mësohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka pritur policinë, që bëri të mundur arrestimin e tij.
Blutë e qytetit thanë se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Sofokli Shani është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi rezulton i dënuar me 15 vite burg, të cilin e ka shlyer para viteve `90, pasi ka vrarë shokun e tij me thikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



