E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Patos/ “Viktima u kap në krevat me motrën e policit
Publik News

Vrasja në Patos/ “Viktima u kap në krevat me motrën e policit

Lidhja e dashurisë mes viktimës, Manol Rapaj, dhe motrës së autorit të krimit të dyfishtë, Martin Skendaj, dyshohet se është shkaku i vetëm i tragjedisë që ndodhi dy ditë më parë në Patos.

Prej kohësh, mes dy të rinjve kishte nisur një histori dashurie, por nuk pranohej nga prindërit e vajzës. Kur e kanë marrë vesh familjarët për lidhjen e fqinjëve, e martuan vajzën në fshatin Panahor të Ballshit, duke shpresuar shkëputjen e tyre. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Edhe te fshati i burrit, Rapaj, nga fshati Kuqa, i Patosit, shkonte e takonte në fshehtësi nusen e re, duke shkaktuar telashe dhe atje e duke bërë më pas që i shoqi ta ndajë për tradhti. Pasi u kthye në fshat, lidhja mes motrës së autorit dhe Manol Rapajt vazhdoi e qetë për disa kohë, por kur nëna e Rapajt i ka gjetur në një dhomë, në shtëpinë e saj, ka nisur një sherr i ri.

Kjo bëri që tri ditë para vrasjes, familjarët të përleshen mes tyre, duke u rrahur brutalisht me leva, sëpata e mjete të tjera të forta. Policia ka mbërritur për t’i ndarë dhe ka shpresuar se gjërat mes tyre do të qetësoheshin, megjithatë ditën e enjte gjithçka shkoi drejt një ngjarjeje fatale. Nga ana tjetër, familjarët e Rapajt kanë vijuar të bëjnë me faj Policinë, e cila, sipas tyre e mori vesh konfliktin dhe nuk mori masa për të parandaluar vrasjen.

DESHMITE 

Historia e lidhjes së motrës 23-vjeçare, që u kthye në shkak për tragjedinë e ndodhur dy ditë më parë në Patos, tashmë konfirmohet edhe nga banorët e fshatit Kuqa.

Sipas tyre, fajin për krimin që kreu 22-vjeçari Martin Skendaj e ka vajza e familjes. Ajo ishte e martuar dhe më tej vijonte lidhjen me Manol Rapajn, që janë edhe fqinj në fshat.

“Fajtore u bë çupa. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima)”, ka deklaruar një bashkëfshatar i Manol Rapajt dhe autorit të ngjarjes në Patos, Martin Skendajt. Po ashtu, Ervis Kuçi, banor i fshatit Kuqa, është shprehur se pak ditë më parë, dy familjet, Rapaj dhe Skendaj, ishin zënë me mjete të forta, konflikt ku kishte ndërhyrë edhe Policia. “Ajo ishte e martuar. Arriti që i gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet… E gjeti në krevatin e djalit, aty filloi sherri. Lajmëruan Policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë. Shkuan në Polici. Edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe e vrau, por vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania. Ata e zunë andej dhe e sollën. Ai erdhi këtu për të takuar kushëririn dhe dolën xhiro. Por u vranë. E mësuam në televizor, se kështu s’dimë gjë”, ka thënë banori.

NGJARJA 

Manol Rapaj, 26 vjeç, dhe kushëriri i tij, Elis Kapaj, 22 vjeç, u qëlluan për vdekje pas një sherri nga polici i burgjeve, Martin Skendaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 të së enjtes brenda ambienteve të Poliklinikës së Patosit.

Dëshmitarët okularë treguan për Policinë se pasi janë dëgjuar zëra dhe të bërtitura me sharje dhe ofendime e më pas përleshje mes tre personave në hyrje të poliklinikës, njëri prej tyre ka shkrehur armën, duke i lënë të mbytur në gjak.

Fillimisht u dyshua se tre të rinjtë u përplasën për radhën e shërbimit te mjeku, por më pas hetimet zbuluan se gardiani i burgut, 22-vjeçari Martin Skendaj, dhe dy të rinjtë e tjerë kanë pasur debat, pasi autori refuzonte një lidhje dashurore mes motrës dhe njërit prej viktimave, pikërisht shtetasit Manol Rapaj, i cili njihet edhe me emrin Sabri Rrapaj. Duke qenë në kushtet e mospranimit, Martin Skendaj i ka tërhequr disa herë vëmendjen shtetasit Rapaj të heqë dorë nga motra e tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe familjet kanë hyrë në sherr më njëra-tjetrën, derisa ndodhi ngjarja e dy ditëve më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.