E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Shëngjin/ Portugezi që shkrepi armën me origjinë arabe, dyshohet se fshihet në Greqi.
Lajme

Vrasja në Shëngjin/ Portugezi që shkrepi armën me origjinë arabe, dyshohet se fshihet në Greqi.

Detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. I dyshuari si porositës Edmond Haxhia, i ka pritur në Rinas 4 britanikët dhe portugezin. 

Ai i orientonte me telefon se nga të lëviznin. Mësohet se Haxhia i ka pritur përballë një hoteli në Rinas dhe më pas i ka shoqëruar. 

Burime bëjnë të ditur se britaniku Harry Simson, ka një të shkuar problematike në Britaninë e Madhe, për agresion dhe lëndë narkotike. Për sa i përket autorit portugez, ai ishte me origjinë arabe. 

Ai është larguar nga dogana e Kapshticës më drejtim të Greqisë së bashku me dy britanikët e tjerë. Dyshohet se janë ende në Greqi. Simson dhe Edmond janë larguar nga Rinasi. 

Ata kanë tentuar ta kryenin ekzekutimin edhe në datat 16-17-18 prill, por nuk e kanë mundur që ta kryejnë. Sipas burimeve ata kanë pritur dhe janë filmuar duke qëndruar në zonë në këto data për 6-8 orë. Por Nikulaj ka qenë i shoqëruar dhe nuk e kanë kryer dot vrasjen. 

Kontrolle po kryhen edhe për të gjetur banesën në Shkodër ku dyshohet se ka qëndruar autori portugez.
Sa i përket dëshmisë së vajzës, mësohet se ka qenë ajo që i ka identifikuar të gjithë autorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.