Vrasja në Tiranë/ 60-vjeçari i tha “malok” ‘shokut’ të tij, ai nxorri thikën dhe e vrau
Ilir Kapo u vra ditën e sotme në Tiranë nga ‘shoku’ i tij me të cilin ishte duke pirë kafe. Mësohet se Kapo dhe Olgert Dhimitri kanë qenë duke pirë bashkë kafe e alkool por në një moment që 60-vjeçari i ka thënë Dhimitrit, “malok” ata kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin. Për ta zgjidhur më mirë debatin për “fjalën e rëndë dhe ofenduese” dyshja kanë dalë jashtë dhe në këtë moment Dhimitri ka therur me thikë Kapon duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Olgert Dhimitri është shoqëruar në Komisariat dhe pritet të merret në pyetje ndërkohë mësohet se ai ka qenë i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka sulmuar me thikë 60-vjeçarin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



