E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Tiranë, VIDEO – FOTO
Lajme

Vrasja në Tiranë, VIDEO – FOTO

 

Është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime policore thanë për SYRI.net se ai është Devi Kasmi, 41 vjeç.

Zyrtarisht, policia njoftoi se: Rreth orës 18.44 në sallën operative ka ardhur një telefonate se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ka të shtëna me arme.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:

Ne një rrugicë që lidhet me rrugën Kongresi i Manastirit, në afërsi të Morgut, është vrare me armë zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç.

Image

Janë ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor në vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikon e autorëve.

Ndërkaq, burime policore thanë se sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, nisur nga dëshmitë e marra, një motoçikletë me dy persona me skafandra i është afruar 41-vjeçarit dhe drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Disa persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur lidhur me ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.