Vrasja në Vlorë/ Ja emri i të ekzekutuarit në atentat
Policia jep detaje/Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Nga raportimet paraprake mësohet se një person ka mbetur i vrarë. Viktima quhet Bledar Birçaj. Policia ka dalë me njoftim paraprak.
NJOFTIMI ZYRTAR Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



