E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja për nder/ “Si thu ti, të bësh seks dhe….?!” Xhunga i kthehet qytetarit live emision: Po more zotëri, po!
Lajme

Vrasja për nder/ “Si thu ti, të bësh seks dhe….?!” Xhunga i kthehet qytetarit live emision: Po more zotëri, po!

Gazetarja Rudina Xhunga, në emisionin e saj të djeshëm në News 24 ka trajtuar vrasjen që ndodhi pak ditë më parë në Bastar i Mesëm, ndërsa po ashtu fokus ka qenë edhe trajtimi i kësaj ngjarjeje të rëndë si fenomen, si vrasje për nder.

Gjatë emisionit me temë ” Shqiptarët, seksi dhe nderi”, Xhungës i erdhi një mesazh në telefon nga një qytetar.

Gazetarja me telefon në dorë tha “Ja se i kthej unë një përgjigje Nuredinit, se s’po ja them mbiemrin, më vjen turp t’ them mbiemrat juve që shkruani” dhe nisi të lexoj mesazhin.

“O Rudina, si thu ti të bësh seks dhe mos të vrasin”, ishte ky teksti i mesazhit që irritoi gazetaren.

Pasi lexoi mesazhin Xhunga duke iu përgjigjur qytetarit u shpreh: Po more zotëri, po! Mos të të vrasin, ta kthej unë përgjigjen, pse duhet ta vrasin kur bën seks?”.

Mendimin e saj e kanë mbështetur edhe të ftuarit e tjerë në studio, duke thënë se çdo kush ka lirin dhe mbanë përgjegjësi për veprimet që bën, por kjo nuk është arsye për ta vrarë një person.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.