E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasjave Martin Bardhit  në Rrëshen makina pa targa
Lajme

Vrasjave Martin Bardhit në Rrëshen makina pa targa

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të policëve

Policia e shtetit po vijon punën për zbardhjen e vrasjes se Martin Bardhit dhe plagosjes së 3 personave të tjerë një ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. Burimet i thanë medias se automjeti tip “Jeep” i përdorur nga autorët ka qenë pa targa, çka e bën të vështirë punën e policisë për gjurmimin e tyre. As në makinën e djegur deri në këtë moment nuk është arritur të përftohen gjurmë daltiloskopike.

Nga ana tjetër krahas shpalljes në kërkim policor të  Saimir Reçit policia ka nisur edhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në lokal. Disa prej tyrë nuk kanë dhënë deklarime bindëse duke u shprehur se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se nuk kanë parë gjë.

Një kamër sigurie e fiksuar në lokal që ndodhej sipër tavolinës është shpresë për hetuesit. Pas vrasjes, autorëve iu është dashur më pak se 10 minuta për të shkuar në fshatin Gëziq ku kanë djegur makinën.

Nga aty ata kanë lëvizur në këmbë deri në autostradë kur besohet se i ka pritur një makinë tjetër.

Sipas policisë nisur nga dinamika kemi të bëjmë më autor amator.

Një tjeter detaj interesant është fakti se kur janë regjistruar të shtënat më armë zjarri një punonjës policie i komisariatit të Rreshenit ka dalë me armë në dorë, por e ka pasur të pamundur për ti identifikuar pasi kanë lëvizur shpejt.

Hetusit e kësaj ngjarjë i thanë oranews se vëllai i Martin Bardhit, Pjetri ka qënë i përfshirë në një ngjarje shume kohë më parë. Në atë kohë ai ishte ushtarak ku dyshohet se ka vrarë një të fisit Reçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.