E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRASJE NE KAMEZ/“Ladi me tha hajde me mua”…
Publik News

VRASJE NE KAMEZ/“Ladi me tha hajde me mua”…

Kështu ka deklaruar 25-vjeçari Ruzhdi Hodo, një prej autorëve të grabitjes së ndodhur tre ditë më parë në Kamëz ku mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij Merita.

Polumbarët vijojnë kërkimet në lumin e Tiranës për gjetjen e pistoletës së përdorur në krim.
Të dy të akuzuarit Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hodo kanë pranuar të dy krimin para policisë.

Sipas hetuesve, plani ishte ideuar nga Kurti i cili jeton pranë banesës se familjes Buci në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz. Kurti e kishte piketuar këtë dyqan pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje dhe pak ndriçim dhe zakonisht shërbente vetëm gruaja pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti. Kurti kërkoi ndihmën e shokut të tij Ruzhfi Hodo i cili jeton në periferi të Kamzës.
Hodo kishte për detyrë të mbështeste në veprime Kurtin dhe të bënte transportin me mjetin e tij “Volkswagen”. BW

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.