E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasje në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’
Bota

Vrasje në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e kaluar, ku të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” i kanë marrë jetën një personi.

Viktima është Agron Hajdari, i njohur ndryshe me nofkën “Radulla”, një emër i njohur për sportdashësit në kryeqytet si pjesë e grupit të tifozëve “Plisat”.

Sipas informacioneve paraprake, Hajdari dyshohet se është qëlluar nga një person i maskuar. Ai ka qenë gjithashtu i njohur për organet e rendit edhe në të kaluarën.

Pas lajmit tragjik, grupi i tifozëve “Plisat” ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një prej anëtarëve të tyre më jetëgjatë.

Në mesazhin e publikuar, ata theksojnë se Hajdari ishte pjesë e pandashme e tribunës për më shumë se dy dekada, duke kontribuar vazhdimisht për klubin, qytetin dhe Kombëtaren.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë, Agron Hajdari, ‘Radulla’. Për më shumë se 20 vite ai ishte pjesë e pandashme e Plisave, duke dhënë gjithçka për ekipin dhe për ngjyrat që përfaqësonte. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit tonë. Pusho në paqe”, thuhet në reagimin e tyre.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.