Vrasjet s’i ndahen veriut, ekzekutohet me armë një tjetër i ri
Një tjetër vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në qytetin verior të Mamurrasit.
Paraprakisht mësohet se viktimë ka ngelur 27-vjeçari Indrit Pepa.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, në periferi të Mamurrasit.
Ende nuk dihen detaje mbi motivin e vrasjes, ndërsa policia nuk ka dhënë akoma emrin e personit që dyshohet të jetë autori i kësaj ngjarjeje.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje ndodhi në Fushë-Mamurras, ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar.
Informacioni paraprak
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



