Vrau 42-vjeçarin për kalin, zbulohet e shkuara e errët e autorit
Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Kristo Memën, 63 vjeç, i njohur edhe me emrin Kontandin Oxhaj, autorin e vrasjes me thikë të 42-vjeçarit Keli Hoxha.
Në seancë, Mema ka shprehur pendesë, duke deklaruar se ngjarja ndodhi “në gjaknxehtësi e sipër”, pasi viktima e kishte sharë dhe ofenduar nga familja. Ai kërkoi falje publike përpara familjarëve të Hoxhës.
Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit, në Kalanë e Beratit, pas një debati absurd për një kal. Viktima kishte prekur kalin që Mema përdorte për shëtitje turistike, çka solli një konflikt verbal mes tyre. Në kulmin e debatit, Mema nxori thikën e fshehur në samar dhe goditi për vdekje Hoxhën.
Pas krimit, ai u fsheh në një shpellë të kalasë, ku u gjet disa orë më vonë nga policia.
Hetimet kanë zbuluar se Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj) ka kryer një vrasje edhe në vitin 1993, po në Berat. Pas asaj ngjarjeje, ai ishte larguar në Greqi për rreth 25 vjet, ku kishte ndërruar emrin. Për atë vrasje nuk ka vuajtur asnjë dënim, pasi vepra ishte parashkruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



