E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau babanë me sëpatë, i riu kishte dalë nga burgu para disa vitesh
Lajme

Vrau babanë me sëpatë, i riu kishte dalë nga burgu para disa vitesh

Autori, 35 vjeçari Arjan Shahaj ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëfshatarit të vet.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1998. I riu ka bërë disa vite burg (jo 12 vjet sa ishte dënuar) pasi nuk pati pasoja për palën tjetër.

Ai ka dalë nga burgu mbi 10 vjet më parë.

Sakaq, konflikti sot mes djalit dhe babait, ka ardhur pas një sherri të momentit.

Ai është larguar nga vendi i krimit dhe policia po kreh zonën me forca të shumta policie nga Tepelena, Këlcyra dhe Përmeti.

Policia e Memaliaj në një informacion paraprak bën me dije se:

Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.