Vrau bashkëfshatarin për motive pronësie, arrestohet zjarrfikësi. I sekuestrohet edhe arma e krimit
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e tij, pistoletë.
“Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe me me pas arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem”, thote policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



