Vrau bashkëshorten me thikë,publikohen pamjet nga momenti i arrestimit i Ramiz Micit
Mësohet se 37-vjeçari, i cili menjëherë pas ngjarjes ishte larguar, qëndronte poshtë një ure në përroin e Zaranikës.
Arrestimi i tij u bë pranë banesës së një të afërmi të tij në Elbasan.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Ramis Micit”, thotë policia.
37-vjeçari dyshohet se vrau me thikë, bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi për motive xhelozie.
37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën edhe pak ditë më parë. Kjo e fundit e kishte denoncuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte pajisur me urdhër mbrotjeje nga Gjykata e Elbasanit.
Viktima dhe autori Ramis Mici ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit jetonin tek ish e shoqja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



