E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau dhëndrin në bashkëpunim me vajzën, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm
Lajme

Vrau dhëndrin në bashkëpunim me vajzën, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili vrau në qershor të vitit 2021 ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Ndërkohë, për vajzën e autorit, Dhurata Picarin, e cila ndihmoi babain në vrasjen e ish-burrit, është vendosur dënimi me 30 vite burg.

Ata akuzohen për vrasjen e ndodhur në qershor të vitit 2021, pas një konflikti në familje.

Mexhit Picari, një ish-polic hyri në lokal dhe hapi zjarr drejt dhëndrit, ndërsa u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.

Vrasja e Kudrejt Saliajt nga ish-vjehrri i tij erdhi pas një historie të gjatë konfliktesh në familje, ku viktima dhe Dhurata Picari akuzonin njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore.

Çifti kishte tre fëmijë dhe Saliaj kishte kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij.

Dhurata Picari, e akuzuar si bashkëpunëtore e babait të saj në ekzekutimin e 41-vjeçarit Kudret Saliaj, është akuzuar më parë nga fëmijët e saj për dhunë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.