Vrau djalin e xhaxhait dhe u dënua me burgim të përjetshëm, gjendet në Angli Granit Shehu
Granit Shehu në vitin 2015 ka vrarë me thikë djalin e xhaxhait të tij Milazim Shehu, i cili ishte inspektor i IKMT-së. Ngjarja ka pikënisje edhe më të thellë, një vrasje e ndodhur në Golem në vitin 2012.
Në një konflikt për çështje pronësie është vrarë babai i Granit Shehut dhe është plagosur nëna e tij, dhe personi tashmë i lokalizuar në Angli, ka akuzuar kushëririn e tij se nuk i kishte dalë dot zot të atit të tij.
Ku nisi konflikti mes kushërinjve:
Autori G. Shehu akuzonte djalin e xhaxhit Milazim Shehun se me mosveprimin e tij, si inspektor në vitin 2012 kishte shkaktuar vdekjen e babait të tij, Sulejman Shehut.
Ngjarja daton në 25 korrik 2012 në Golem të Durrësit, ku humbën jetën Sulejman Shehu nga Kukësi dhe Durim Pashalliu nga Kavaja, ndërsa plumbat nuk kursyen edhe djalin dhe gruan e Shehut, të cilët mbetën të plagosur. Masakra me armë ndodhi në afërsi të një resorti turistik në bregdetin e Malit të Robit.
Sipas policisë, sherri i nisur mes pjesëtarëve të familjes Tragaj dhe Shehu, pretenduese të sipërfaqes së tokës që shtrihej para resorit të Ardian Tragajt, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ardian Tragaj, piktor abstraksionist, qëlloi mbi pjesëtarët e familjes Shehu, të cilët e kishin kërcënuar më herët me armë për atë pjesë toke, por ai e konsideronte të tijën. Për pasojë, mbeti i vrarë Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, roje në objektin e Tragës, dhe është vrarë aksidentalisht prej tij.
Të plagosur mbetën gruaja dhe djali i viktimës Shehu, përkatësisht Erjon dhe Beglie Shehu. Piktori Tragaj u dorëzua në polici dhe u dënua.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



