E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau djaloshin afrikan në Francë, arrestohet në Gjermani 16-vjeçari shqiptar
Lajme

Vrau djaloshin afrikan në Francë, arrestohet në Gjermani 16-vjeçari shqiptar

Më 22 shtator, një djalosh afrikan 21-vjeçar ishte qëlluar me thikë për vdekje në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.
I dyshuari kryesor, një shqiptar 16-vjeçar, të martën më 6 nëntor është arrestuar në Gjermani, shkruajnë mediat franceze.

Sipas portalit francez “La Montagne”, autori i dyshuar i goditjes vdekjeprurëse të një afrikani 21-vjeçar në Clermont-Ferrand, më 22 shtator të këtij viti, është arrestuar në Gjermani. 16 vjeçari shqiptar u arrestua mbrëmjen e së martës, më 6 nëntor.

Në fillim të tetorit, në Clermont-Ferrand, katër të rinj që kishin marrë pjesë në zënkën vdekjeprurëse dhe ishin arrestuar. Në këtë grup kanë qenë 3 të mitur të lindur në mes të viteve 2000 dhe 2001, dhe një i ri 20-vjeçar. Ndaj të gjithëve është ngritur padi, informon më tej Albinfo.ch.

Në atë kohë, prokuroria kishte konstatuar “a priori” se autorët e dyshuar të plagëve me thikë, nuk ishin pjesë e këtij grupi. Pas kësaj, u lëshua një urdhërarrest europian. Kjo solli në arrestimin e të dyshuarit kryesor në Gjermani, i cili ishte në arrati që nga sulmi vdekjeprurës. Ky i fundit duhet t’i paraqitet drejtësisë franceze. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në gjashtëdhjetë ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.