E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau dy motrat në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Frekuentohesha me të dyja,
Publik News

Vrau dy motrat në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Frekuentohesha me të dyja,

Zhaneta Metabni dhe Kristina Bardhi, 2 motrat e vrara mengjesin e sotme nga 59 vjecari Perparim Ademi

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e dy motrave në zonën e “Astirit”, ngjarje që tronditi dje kryeqytetin.

Kristina Bardhi 53 vjeç dhe Zhaneta Metanit 45 vjeç u vranë dje me ak-47 nga 59-vjeçari Përparim Ademi. Policia në vendngjarje gjeti 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas krimit autori e la armën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua.

Dy orë nga ngjarja ai u kap pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë. Mesa duket lidhja dhe ngatërresa që 59-vjeçari kishte me të dyja motrat është bërë shkak i këtij krimi monstruoz.

Përparim Ademi (Tela) ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pohuar në polici se ishte i lidhur me Zhanetën, por distancimi i saj dhe njohja me dikë tjetër duket se ka sjellë dhe vrasjen. Në dëshminë e tij 59-vjeçari ka deklaruar se është i martuar, por njëkohësisht dhe kishte lidhje me 45-vjeçaren.

“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.