Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, zbulohet sa vite burg rrezikon Elvis Shkambi
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar penalitetin me të cilin mund të përballet Elvis Shkambi, i dyshuar si autori i ekzekutimit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në Tiranë.
Në emisionin “Top Story”, Karamuço tha se për veprën e armëmbajtjes pa leje, Kodi Penal parashikon deri në 5 vite burgim. Ndërsa për vrasjen e funksionarit publik, dënimi varion nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm. Ai theksoi gjithashtu se vrasja në rrethana cilësuese, edhe nëse mbetet në tentativë, dënohet me 20 vite deri në burg përjetë.
Duke marrë parasysh rëndësinë e rastit, pozitën e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes, Karamuço vlerëson se masa ndëshkimore ndaj Elvis Shkambit mund të jetë ndër më të rënda që parashikon Kodi Penal shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



