E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau gruan pa dashe, asnjë nga fëmijët nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes!
Lajme

Vrau gruan pa dashe, asnjë nga fëmijët nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes!

Ja akuzat ndaj 61-vjeçarit

Paulin Pacuku, i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij, Vitore Pacuku, është arrestuar nga Policia. Deri në këtë faze hetimesh, ndaj babait të dy fëmijëve janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje.

Paulin dhe Vitore Pacuku

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe nga pakujdesia, në një moment arma është shkrehur. Plumbi preku në organet jetësore 54-vjeçaren Vitore Pacuku, duke e plagosur rëndë atë, dhe pavarësisht ndihmës së parë, ajo nuk mundi të mbijetoje dhe gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin e Mirditës.

Paulin Pacuku ka qenë pjesë e strukturave të Policisë Mirditë për disa vite dhe me pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë. Çifti i bashkëshorteve ishin prindër të dy fëmijëve, por në momentin e ngjarjes, asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në fshatin Jezull të Mirditës. Krimi i rëndë u regjistrua mesditën e së dielës.

Vitore Pacaku mbeti e vdekur pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. “Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve, kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, sqaroi Policia. e.h.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.