E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau Haxhi Baçinozin te Liqeni i Tiranës, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Islam Myrtajn
Publik News

Vrau Haxhi Baçinozin te Liqeni i Tiranës, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Islam Myrtajn

 

Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Islam Myrtajn, personin që një vit më parë vrau me armë zjarri te Liqeni i Tiranës 62 vjeçarin Haxhi Baçinozi, teksa ky i fundit kishte dalë për ecje me djalin e mitur 14 vjeçar.

Myrtaj ishte shok me Baçinozin, por e vrau me tre plumba kur ky i fundit i kishte kërkuar një borxh që ai i kishte. Autori bashkë me një person tjetër, të veshur me xhupa të zinj, iu afruan me motor viktimës dhe djalit të tij dhe e qëlluan 5 herë, por vetëm tre prej plumbave kanë kapur trupin e Baçinozit.

62-vjeçari u dërgua me shenja jete në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, ndërkohë djali i mitur i Baçinozit mundi të identifikojë dy atentatorët.

62-vjeçari jetonte prej disa vitesh në Tiranë dhe nuk njihej si një person problematik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.