E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau me levë  gruana në Memaliaj, ”jam penduar por …ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh”
Lajme

Vrau me levë gruana në Memaliaj, ”jam penduar por …ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh”

“Jam penduar, por e vrava se më tradhëtonte”. Këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës para trupës gjykuese të Krimeve të Rënda në Tiranë ku doli sot për vlerësimin e masës së sigurisë.

63-vjeçari Hoxha nën akuzë për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte.

“Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte” ka deklaruar ai.

Në përfundim gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt ditën e fundit të muajit prill.

Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.

Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.