E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau me skaf Jonadën 8 vjeçe, dënohet me 18 vite burg ish-polici Arjan Tase
Lajme

Vrau me skaf Jonadën 8 vjeçe, dënohet me 18 vite burg ish-polici Arjan Tase

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg policin Arjan Tase, i cili vrau me skafin e tij 8-vjeçaren Jonada Avdia, teksa kjo e fundit po lahej në bregun e detit në Potam. Mbi Tasen rëndoi akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte.

“Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri Arjan Tase, ka qenë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij Jonada Avdia, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura ndërroi jetë në moment”,njoftoi Prokuroria.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg, ndërsa Gjykata e Vlorës ka vendosur për 18 vite heqje lirie. Pritet që Tase ta apelojë vendimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.