E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau me thikë vjehrrën, refuzon të flasë në polici
Publik News

Vrau me thikë vjehrrën, refuzon të flasë në polici

Ndërsa familjarët e saj, që kanë dëshmuar për grupin hetimor, kanë treguar se ajo vuan nga probleme psikologjike. Sipas Policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së diel, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë deklaruar se 74-vjeçarja është masakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në Polici me shumë orë vonesë.

Po ashtu, mësohet se 44-vjeçarja që shkaktoi tragjedinë kishte probleme psikologjike dhe se në momentin e krimit dy gratë ishin të vetme në shtëpi. Në momentin që Komisariati i Policisë është informuar për krimin brenda familjes, ka dërguar në Maqellarë efektivët, të cilët kanë kryer arrestimin e Miranda Markjas, e akuzuar për “vrasje me dashje”. Po ashtu pranë banesës, efektivët e Rendit gjetën dhe sekuestruan thikën, me të cilën nusja vrau vjehrrën.

Burimet shtojnë se gjashtë orë pas ekzekutimit të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshortit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.