E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRAU MIKUN, ARRESTOHET AUTORI NË LEZHË (EMRI)
Lajme

VRAU MIKUN, ARRESTOHET AUTORI NË LEZHË (EMRI)

Arrestohet autori i vrasjes së Gjin Markut në Lezhë mëngjesin e sotëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga Tonin Gjini.  Më herët u bë më dije se autori dhe viktima ishin miq me njëri-tjetrin. Ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e Gjin Markut, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.