Vrau nënën e pronarit, gruaja fundos burrin shqiptar me dëshminë në gjyq: Rrobat vinin erë…
Djali i viktimës Rosa Maria Radicci, u nxor nga salla e gjykatës sot dcuke ulëritur “vrasës, vrasës” teksa i drejtohej Ogert Laskës, shqiptarit të arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e gruas së moshuar.
E menjëherë pas kësaj, gruaja e të akuzuarit, me lot në sy, iu drejtua burrit të saj, duke i thënë: “Trego të vërtetën”.

Në seancën e sotme gjyqësore, dëshmoi gruaja e të akuzuarit, e cila, duke iu përgjigjur pyetjeve të akuzës dhe mbrojtjes, ka rindërtuar edhe një herë lëvizjet në ditën e ngjarjes, të dielën e 13 nëntorit 2016, dhe në vijim,
Burri i saj u largua nga porti i Barit nje dite pas vrasjes, me 14 nentor, papritmas duke u kthyer në Shqipëri, sepse “ai kishte bërë diçka”, thotë gruaja e tij.
Por një ditë para ajo kishte vënë re disa gjera te cuditshme: një erë e fortë në rrobat që burri i saj kishte veshur kur u largua për rreth 3 orë dhe një plagë të gjakosur në dorën e tij.
Gruaja e tij tha se e kishte marre vesh vdekjen e zonjës Radicci nga lajmet dhe se ishte penduar qe nuk kishte deshmuar me pare.
Në gjyq, teksa kujtoi te moshuaren, e cila ishte nena e pronarit ku punonte shqiptare, tha se “e kisha takuar dhe ajo sillej mirë me fëmijët e mi”.
Shqiptari i akuzuar per vrasje, i cili gjithmonë ka mohuar krimin, arrestua disa javë pas ngjarjes, falë filmimeve të disa kamerave të vëzhgimit që kishte para vilës së viktimës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



