Vrau nënën e tij/ Zbulohet motivi i krimit të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën. Ku i biri dyshohet se ka vrarë nënën e tij. Ndëkohë të tjera detaje janë bërë publikë për këtë ngjarje të rëndë në Korçë ku 50-vjeçari ka mbytur me duar nënën e tij, me të cilën dhe jetonte prej vitesh.
Nazime Demollari, 80 vjeç u gjet e pajetë sot në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë, e pranë trupit ka qëndruar deri sa ka ardhur policia edhe i biri, që për ironi të fatit kishte të njëjtin emër me nënën por në gjininë mashkullore.
Mësohte se Nazim Demollari është gjetur nga policia pranë trupit të nënës në dhomën e gjumit, pak minuta pasi e kishte mbytur me duar.
Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë sjellja e 50-vjeçarit i cili ishte një përdorues i rregullt i alkoolit. Në sherr e sipër, ai i ka futur duart në fyt nënës së tij duke i marrë jetën.
Ndëkrohë fqinjët e familjes Demollari tregojnë se ishin në dijeni të problemeve të vazhdueshme të nënës me djalin.
Nazim Demollari ishte divorcuar nga gruaja dhe që pas ndarjes jetonte me nënën e moshuar. I papunë dhe pa asnjë të ardhur, 50-vjeçari i ishte dorëzuar pijes dhe grindjet me nënën e tij ishin të paevitueshme.
Aktualisht autori është shoqëruar nga policia por ende nuk është marrë në pyetje pasi ndodhet në gjendje shoku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



