E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau shokun e ngushtë dhe e mbuloi në kanalin me bar, si u kap fieraku duke kaluar kufirin grek
Lajme

Vrau shokun e ngushtë dhe e mbuloi në kanalin me bar, si u kap fieraku duke kaluar kufirin grek

Një 47-vjeçar nga Fieri është kapur teksa kalonte ilegalisht kufirin gre, ndërsa sipas rezultatit në sistemin TIMS, rezultoi se ai kishte vrarë shokun e ngushtë 27 vite më parë.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në Greqi në vitin 1991, kur dy shqiptarët kishin shkuar atje për të punuar, ndërsa krimi është zbuluar nga vëllai i viktimës.

Engjëllush Agallija ka vrarë Frederik Koliçinpër t’i marrë këtij të fundit një shumë të hollash prej rreth 35 mijë dhrahmish.

Dëshmitë e vëllait të viktimës i cili e ka gjetur Federikun të masakruar në një kanal pranë shtëpisë ku banonin janë rrënqethëse, ndërsa edhe pronari grek bën fajtor Agalliun.

Gjithçka ka nisur mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1991. Pronari grek, Georgius Karagianis, ku punonin dy shqiptarët ka thënë se në stallën e tij, ka parë Ëngjëllush Agallijën dhe Frederik Koliçin, ku ky i fundit kishte në xhepin e përparmë të këmishës një shumë të hollash. Pas kësaj, Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, i cili prej dy ditësh ndodhej në Athinë, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, as Engjëllush Agallinë, ndërsa banesa ishte rrëmujë dhe mungonin rrobat e sendet personale të bashkëqiraxhiut të dhomës, shkruan Panorama.

Pas disa ditësh kërkimi, nga era që kundërmonte pranë banesës së tyre, Aristir Koliçi ka gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, vëllain e tij, i cili ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj.

Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, Engjëllush Agallija pas krimit ka shkuar në Athinë te kushëriri i tij, të cilit i ka thënë se ka vrarë një njeri.

Të nesërmen është larguar duke lënë poshtë jastëkut vetëm një shënim:

Jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Agalliu u arrestua në vitin 2010 në Fier dhe një vit më vonë u dënua me 18 vite burgim.

Por pa kaluar ende një vit nga dënimi, Gjykata e Apelit e liroi Engjëllushin. Megjithatë pas dëshmive të pronarit grek ai u dënua sërish me10 vite burg.

Nga viti 2012, Agallija ka qenë në arrati, e cila mori fund me kapjen në pikën kufitare të Kakavijës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.