E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau të dashurin e motrës me shufër hekuri, nis gjykimi për të riun. Dëshmia e vëllait
Publik News

Vrau të dashurin e motrës me shufër hekuri, nis gjykimi për të riun. Dëshmia e vëllait

Ky i fundit u godit me shufër hekuri nga Esat Cani një vit më parë, duke u plagosur për vdekje, ndërsa Elida Cani dhe Dëfrim Kurti, bashkëshortë, me veprimet e tyre penguan zbardhjen e ngjarjes. Në seancën e djeshme, Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për tre të pandehurit, nga e cila në rast fajësie, ata do të përfitojnë ulje të dënimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 janar të 2019-ës, ku sipas Prokurorisë, Esat Cani ka vrarë për çështje nderi Arben Gjeçin, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, Elida Canin. Sipas dosjes hetimore, ka qenë një udhëtim me furgon në tetor të 2018-s, që ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij dhe për këtë arsye i ka ruajtur. Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionuar pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë.Elida-Cani-Esat-Cani

NGJARJA

Në kërkesën për gjykim, Prokuroria ka renditur dëshmi të autorit, motrës së tij, si dhe mënyrën se si bashkëshorti i kësaj të fundit, Dëfrim Kurti, kishte larguar trupin e viktimës nga toka e tij, duke i kërkuar ndihmë të afërmve, të cilëve nuk i kishte treguar të gjithë situatën. Trupi i 35-vjeçarit është endur për disa minuta sa në një vend në tjetrin, ndërsa në fund, një kushëri i Kurtit e ka futur në banesë, ku e kanë mbajtur ngrohtë derisa të vinte i vëllai i Gjeçit, i cili e ka marrë dhe transportuar për në spital me një makinë të lartë.

Edhe vetë 20-vjeçarja, në dëshminë e dhënë, ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit. “Kam dëgjuar zhurmë goditje”, ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi. Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili, sipas saj, përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

DËSHMIA E VËLLAIT

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18:00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë, kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë. Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Dëfrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi. Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjësit tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje.

Megjithëse përgjegjësi nuk më dha leje, unë sërish u largova. Në këtë kohë, unë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50-60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur. Këtë Nga seanca gjyqësore hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores. Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi. Në këtë kohë, u hap dera dhe doli te porta, e identifikova, ishte Arben Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi. Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy-tri herë.

Si u largua trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Dëfrim Kurti, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, ka larguar trupin e Gjeçit nga vendi ku është goditur dhe ka njoftuar se e ka gjetur në rrugë të plagosur. “Shtetasi Dëfrim Kurti e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I.K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtrirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet. Shtetasi I.K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllain të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi Arben Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësisht shofer i linjës së furgonave të zonës. Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.