46-vjeçari Kastriot Fafaj, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë, la pas dhimbjen. Familjarë, miq, kolegë të tij, u bënë pjesë e ceremonisë mortore të Fafajt, ndërsa dhimbja është ulur këmbëkryq për ikjen e beftë të të dashurit të tyre.
Ditën e djeshme babai i Kastriotit, u shpreh se djali kishte vrarë veten për shkak të vettingut, dhe procedurave të shumta që kërkoheshin për të plotësuar një sërë dokumentesh. Shyqyri Fafaj deklaroi se të birit i kishin kërkuar shumë dokumente për vettingun dhe kjo gjë e kishte stresuar shumë. Megjithatë ai thotë nuk e kishin menduar që djali mund të vriste veten. Për më tepër shihni një video nga ceremonia mortore. BW



