E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vret shokun e ngushtë me armë, shqiptari tregon sesi ndodhi ngjarja e rëndë në Pukë
Lajme

Vret shokun e ngushtë me armë, shqiptari tregon sesi ndodhi ngjarja e rëndë në Pukë

Mbrëmjen e së premtes një 30-vjeçar humbi jetën pas u qëllua me armë zjarri, në fshatin Kaftall në Pukë.

Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, Petrit Biba nuk mundi t’u shpëtonte plagëve që kishte marrë në bark.

Ai ka treguar se me viktimën kanë qenë miq të ngushtë, dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë duke luajtur me armën, e për fat të keq është shkrepur aksidentalisht.

Doda ka treguar se ata jetonin në një shtëpi të përbashkët, pasi po punonin në një hidrocentral që po ndërtohej në fshatin Vrith.

Paas ngjarjes, Doda është fshehur në pyllin e fshatit pasi ka deklaruar se ka qenë në gjendej të rënduar psikologjike, e më pas, me një makinë të rastit, ka shkuar në Policinë e Shkodrës ku është vetëdorëzuar.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.