Vret veten në ambientet e komisariatit një 28-vjeçar, ishte ndaluar sot nga policia (EMRI)
Një 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ambientet e komisariatit të policisë në Kavajë. Sipas News24, Ilvi Stameta ka vrarë veten, ndërsa mësohet se ai sot ishte ndaluar nga policia.
Bëhet e ditur se i riu ishte ndaluar nga policia sot rreth orës 14:00 dhe ndodhej në ambientet e komisariatit.
Ilvi Stameta ishte ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet për veprën penale të vjedhjes.
Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ku i riu i dha fund jetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



