E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy të plagosur rëndë  në burgun e Peqinit, mori peng stafin e kuzhinës
Lajme

Dy të plagosur rëndë në burgun e Peqinit, mori peng stafin e kuzhinës

Një ngjarje e rëndë është regjsitruar së fundmi në burgun e Peqinit. Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës.

Bëhet me dije se ka pasur edhe përplasje me armë. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë i dënuari.

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se në përplasje janë përfshirë Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi.

Sokol Mjacaj ka plagosur Ilir Xhakjan dhe Arben Lleshin.Nuk raportohet për efektivë apo gardianë të plagosur.

Mësohet se Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte.

Mësohet se Mjaçaj po mban peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.

Ndërkohë po sot doli lajmi se Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm “41 bis” për të.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Aktualisht në regjimin “41 biss” janë Alber Kupa,  Viktor Ymeri, Aleksandër Llanaj, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri, Kelend Çala, Eldi Çala dhe Redjan Rraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.