Vritet me armë zjarri 32-vjeçari në Durrës
Sipas policisë, fillimisht 32-vjeçari i identifikur si Jetmir Bregu mbeti i plagosur, por me pas u raportua se ai nderroi jetë.
Ndërkohë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, tha policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



