Vritet me armë zjarri në mes të rrugës në Teksas aktori i njohur
Vritet me armë zjarri në mes të rrugës në Teksas aktori i njohur amerikan Eddie Hassell.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 30-vjeçari është qëlluar për vdekje para banesës së të dashurës së tij, dhe për shkak të plagëve të rënda ka humbur jetën në spital.
Dyshohet se ai është qëlluar për vdekje nga autorët, të cilët kishin qëllim që të grabisnin makinën e tij.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
30-vjeçar u bë i njohur për rolin e tij në filmin e nominuar për çmimin Oscar në 2010, “The Kids Are All Right”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



