E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet në “pikë” të mëngjesit biznesmeni i ndërtimit në shëtitoren e HIMARËS, plumbat plagosin edhe motrën
Publik News

Vritet në “pikë” të mëngjesit biznesmeni i ndërtimit në shëtitoren e HIMARËS, plumbat plagosin edhe motrën

Ndërtuesi Niko Goro ekzekutohet me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Himarë. Biznesmeni është vrarë teksa qëndronte në supermarketin e motrës së tij.

Breshëria e plumbave ka rënë dhe mbi motrën, e cila ndodhet në spital. Gjendja e saj nuk dihet ende. Sipas dëshmitarëve, nuk ka pasur asnjë debat mes viktimës dhe autorit, i cili ka qenë me maskë dhe kapaele të zezë. Ai i ka dalë para Goros dhe e ka qëlluar me 5 plumba duke i marrë jetën.

Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, ndërtuesi Niko Goro nuk ka mundur të mbijetojë. Niko Goro është ndërtues dhe biznesmen i njohur në zonën e Himarës, ku ka një kafe dhe një hotel shumë të njohur në zonë, ndërsa së fundmi po ndërtonte dhe një tjetër biznes.

Forca të shumta Policie po krehin zonën dhe po punojnë për të kapur autorin e ngjarjes së rëndë, ndërsa dëshmitarë të shumtë janë shoqëruar në Komisariat.

Menjëherë pas atentatit të bujshëm në qendër të Himarët ku është ekzekutuar biznesmeni i njohur i qytetit, Niko Goro, policia ka bërë dhjetra shoqërimë ne komisariat.

Bëhet fjalë për dëshmitarë okularë dhe persona të tjerë të cilët mendohet se kanë pasur konflikte pronash me Goron si biznesmen, por edhe në kohën që ka punuar në bashki.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.