E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal
Lajme

Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar të Malit të Zi.

Bëhet me dije se identiteti i shqiptarit është Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Mediat lokale raportuan se autori u arratis me një motoçikletë. Shërbimet e urgjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

Tronditet Mali i Zi! Vritet shqiptari, anëtar i një grupi kriminal

Kujtojmë se më 1 gusht 2020 rojet e sigurisë Ljubo Miloviq dhe Petar Lazoviq kanë rrëmbyer Edmond Mustafën  dhe më pas e kanë mbajtur për ditë të tëra në banesën e tyre në lagjen Siti të Podgoricës duke i kërkuar të akuzojë disa anëtarë të bandës kriminale, së cilës i përket, për njëzet vrasje.

Millovic kishte negociuar me të, përmes aplikacionit të koduar Sky, duke u prezantuar si ish-polici Zoran Stanoviq.

Në ditën e fundit të korrikut 2020, kur nuk arritën ta joshin Mustafën, hartuan një plan për ta trembur, por edhe për ta gjetur me ndihmën e burimeve policore duke përgjuar të dashurën, miqtë e tij dhe me ndihmën e stacioneve bazë.

Media malazeze shkruante se nga mesazhet e Lazoviqit të ri, mund të konstatohet se kanë pasur mbështetjen e Lazoviq, i cili në atë kohë ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë.

Gjithashtu, nga bisedat shihet se  Miloviqi ishte edhe iniciator i rrëmbimit të “skaljarcit”, i cili sugjeroi që t’i hidhnin një bombë në shtëpinë e tij për ta shpejtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.